Serbët e Kosovës nisen në Serbi për të votuar, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare

Banorët serbë të komunave në veri të Kosovës janë nis në mëngjesin e së dielës për në Serbi, për të votuar për zgjedhjet që organizohen atje.

Raportohet se në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Merdare, Jarinje dhe Bërnjak – janë krijuar kolona të gjata.

Serbët po udhëtojnë drejt Serbisë për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre, pasi procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në Kosovë, në krahasim me vite më parë.

Ata do të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë – në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bëjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtje të zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar nuk ka vepruar ashtu, meqë nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.