Serbi, pezullohet qarkullimi në autostradën Beograd-Nish

Trafiku në të dy drejtimet në autostradën Beograd – Nish, afër unazës Trupale është pezulluar për shkak të motit të keq dhe shikimit të dobët, si dhe mos posedimit të pajisjeve adekuate dimërore të disa pjesëmarrësve të trafikut, u njoftua sot në mëngjes nga NP “Rrugët e Serbisë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipet kujdestare të “Rrugëve të Serbisë”, janë duke bërë përpjekje për të depërtuar në këtë drejtim të rrugës, për të normalizuar trafikun.

Në disa rrugë lokale ku shtresa e dëborës arrin deri në dy metra mëngjesin e sotëm ka shkaktuar vështirësi serioze në trafik në afërsi të Nishit.