Sërish rritje e të infektuarve me coronavirus, 72 raste në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 2,443 teste të kryera, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona.