Sërish tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi, intervenon edhe policia

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksnimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Edhe sot, aty janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi, gjë që ka ndikuar në shkeljen e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi që distanca është e pamundur të mbahet, shkruan lajmi.net.

Njësoj sikurse ditëve të kaluara, edhe sot është nevojitur intervenimi i Policisë për të rregulluar situatën.

Vaksinimi në Prishtinë dhe qytete tjera po vazhdon sot pas një dite pauzë për shkak të festës së Bajramit.