Ballina Lajmet Kosovë Sërish tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi, intervenon edhe...

Sërish tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi, intervenon edhe policia

Ka vazhduar edhe sot procesi i vaksnimit tek salla “1 Tetori” në Prishtinë.

Edhe sot, aty janë shkaktuar radhë të gjata dhe tollovi, gjë që ka ndikuar në shkeljen e masave kundër përhapjes së koronavirusit, pasi që distanca është e pamundur të mbahet, shkruan lajmi.net.

Njësoj sikurse ditëve të kaluara, edhe sot është nevojitur intervenimi i Policisë për të rregulluar situatën.

Vaksinimi në Prishtinë dhe qytete tjera po vazhdon sot pas një dite pauzë për shkak të festës së Bajramit.