SHBA – Biden pritet të njohë gjenocidin armen, presidenti i parë amerikan që e bën këtë

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka vendosur të njohë vrasjen e 1,5 milionë armenëve gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore nga Perandoria Osmane si gjenocid, shkruan ”New York Times” duke specifikuar se njoftimi pritet të shtunën, për 106-vjetorin e vrasjes masive.

Ai do të jetë presidenti i parë i SHBA që e bën këtë, pasi të paktën 30 vende kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm.

Masa është e destinuar të ndezë tensionet me Turqinë, një aleat të NATO-s, por Biden ka vendosur angazhimin e tij për të drejtat e njeriut në radhë të parë.

Turqia e ka mohuar gjithmonë ushtrimin e gjenocidit ndaj popullatës armene. /atsh