SHBA dhe Turqia, marrëveshje për ta liruar pastorin Brunson

Shtëpia e Bardhë “ka bërë një marrëveshje” me qeverinë turke për të liruar pastorin amerikan Andrew Brunson, njoftoi televizioni NBC, duke cituar zyrtarët e SHBA.

NBC tha se Shtëpia e Bardhë pret që Brunson të lirohet dhe të kthehet në Shtetet e Bashkuara “në ditët e ardhshme”, duke cituar dy zyrtarë të lartë të administratës Trump dhe një burim tjetër informues lidhur me këtë çështje.

Burimet thanë se akuzat kundër Brunson pritet të hidhen në seancën e tij të ardhshme gjyqësore, të planifikuar për të premten.

Detajet e marrëveshjes mbeten të paqarta, por burimet thanë se Shtetet e Bashkuara u angazhuan për lehtësimin e luftës ekonomike që ka zhvilluar ndaj Turqisë, si shkas i paraburgimit te pastorit qe akuzohet nga Turqia per lidhje me terrorizmin. /MESAZHI/