“SHBA duhet të ekstradojë Gylenin”

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdülhamit Gül, tha se në kuadër të bashkëpunimit reciprok juridik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe marrëveshjes ndërkombëtare, kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, duhet të ekstradohet në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në parim, bazuar në bashkëpunimin reciprok juridik që kemi me SHBA-të dhe marrëveshjet ndërkombëtare, Fetullah Gylen duhet të ekstradohet, sepse ajo (marrëveshja) kërkon shkak të zakonshëm për ekstradim. Domethënë, sipas marrëveshjes ndërkombëtare mes nesh për ekstradim mjafton një shkak i zakonshëm, pa pasur domosdoshmërisht nevojë për ndonjë dokument që tregon fajësinë e tij”, tha Gül në tryezën editorale të AA-së.

Gül, megjithatë, theksoi se SHBA-ve u janë dorëzuar afër 100 dosje, dokumente, deklarata, pranime faji dhe prova nga gjykata për ekstradimin e Gülenit.

“Veçanërisht, presim nga Amerika të zbatojë kërkesat e gjykatave lidhur me këtë”, theksoi ai.

Ndërkaq, lidhur me paraburgimin e nëpunësit të Konsullatës Amerikane në Stamboll, Metin Topuz, për lidhje me organizatën terroriste FETO, pas të cilit pasoi pezullimi reciprok i vizave me SHBA-të, Gül theksoi se ai është shtetas turk dhe SHBA-të nuk kanë gjë për të marrë përsipër mbi vete.

“Fillimisht, ky është shtetas turk. SHBA-të nuk kanë gjë për të marrë mbi vete nga kjo. Ai ka lindur në Turqi dhe është shtetas turk. Nëse një shtetas i yni kryen krim, atëherë ai gjykohet. Nëse është i pafajshëm, atëherë ne vetë e mbrojmë shtetasin tonë”, potencoi Gül.

Ai mohoi pretendimet se autoritetet turke nuk kanë lejuar që punonjësi i konsullatës amerikane të takohet me avokatin e tij.

“As që bëhet fjalë për një gjë të tillë. Qoftë teksa ishte në arrest, qoftë gjatë procesit hetimor. Ky proces është zhvilluar në dëshmi të vetë avokatëve. Atij i është mundësuar takim edhe me familjen. Andaj, mendoj se Amerika ka reaguar shumë joproporcionalisht lidhur me këtë proces”, theksoi Gül.

Megjithatë, Gül ka shprehur shpresën për pozitivitet në fazat e ardhshme për sa i përket tejkalimit të problemit të pezullimit të vizave me SHBA-të, pas një bisede me autoritetet amerikane.

Ndryshe, pezullimi i vizave nga SHBA-të erdhi pasi autoritetet turke më 4 tetor shqiptuan masë arresti me paraburgim për Metin Topuz, punonjës i Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-ve në Stamboll, i arrestuar më 25 shtator për lidhje me organizatën terroriste FETO.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan tentativën e grusht shtetit të vitit të kaluar, i cili la dëshmorë 250 persona dhe rreth 2.200 të tjerë të plagosur.

ANKARA (AA) – Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdülhamit Gül, tha se në kuadër të bashkëpunimit reciprok juridik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe marrëveshjes ndërkombëtare, kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, duhet të ekstradohet në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).