SHBA, Egjipti dhe Katari ftojnë Iz’raelin dhe Ha’masin të rifillojnë bisedimet javën e ardhshme

Një deklaratë nga liderët e tre vendeve ndërmjetësuese ftoi Izraelin dhe Hamasin të rifillojnë bisedimet për armëpushimin më 15 gusht ose në Doha ose në Kajro.

Të dy qytetet kanë pritur bisedimet e mëparshme të armëpushimit, të cilat për muaj të tërë nuk kanë arritur të rezultojnë në një marrëveshje.

“Është koha për të përfunduar një marrëveshje armëpushimi dhe për të liruar pengjet dhe të burgosurit”, thuhet në deklaratë.