Kur retorika për “liri” fsheh planet e errëta të elitave për destabilizim rajonal dhe gjakderdhje të planifikuar
Planet e fundit të zbuluara nga burime brenda inteligjencës amerikane sugjerojnë se CIA po harton një skenar ogurzi për Iranin, i cili i ngjan tmerrësisht shkatërrimit të Sirisë. Administrata Trump, po diskuton aktivisht armatosjen e grupeve kurde në Irakun verior për të nxitur një kryengritje të dhunshme brenda territorit iranian.
Ky plan nuk synon lirinë e popullit, por destabilizimin total përmes një lufte civile të deleguar. Sipas burimeve të CNN, ideja është që forcat e armatosura kurde të përballen me forcat iraniane të sigurisë, duke krijuar kaos dhe duke detyruar regjimin të shpërndajë burimet e tij ushtarake.
Për më tepër, po diskutohet krijimi i një “zone tampon” në veri të Iranit, e cila do t’i shërbente drejtpërdrejt interesave të Izraelit. Ushtria izraelite ka filluar tashmë të godasë pikat kufitare iraniane për të përgatitur terrenin për këtë fluks luftëtarësh.
Ky operacion tregon qartë se kurdët po përdoren sërish si “mish për top” në lojërat gjeopolitike të Uashingtonit. Historia tregon se sa herë që mbaron interesi i SHBA-së, ‘aleatët’ e saj kurdë braktisen në mëshirë të fatit, siç ndodhi në Siri kur trupat amerikane u tërhoqën papritur.
Në këtë mes, spikat hipokrizia e skajshme e presidentit Donald Trump. Ndërsa ai flet me nota heroike për qytetarët iranianë që “duhet të ngrihen në një revolucion demokratik”, planet e tij prapa skenave nuk parashikojnë as liri e as prosperitet për ta.
Retorika e tij për “të drejtat e njeriut” është vetëm një vello e hollë që mbulon një strategji të pastër ushtarake për të mbjellë gjakderdhje. Është e qartë se ky “revolucion” i nxitur nga jashtë nuk ka si qëllim mirëqenien e iranianit të thjeshtë, por realizimin e planeve të errëta të qarqeve të fuqishme në Tel Aviv dhe Uashington.
Për administratën Trump, jeta e qytetarëve në Teheran apo Erbil, vlen vetëm si mjet për të arritur objektivat e ”Epsteine-ve”, pra elitave që përfitojnë nga destabilizimi i rajoneve të tëra dhe kontrolli i burimeve përmes luftërave të pafundme.
Ish-zyrtarë të Departamentit të Shtetit paralajmërojnë se ky plan jo vetëm që do të dështojë në rrëzimin e regjimit, por do të minojë sovranitetin e Irakut dhe do të fuqizojë milicitë e armatosura të papërgjegjshme.
Pra në vend të një tranzicioni demokratik, SHBA dhe Izraeli po projektojnë një “Siri të dytë”, ku çmimin më të lartë do ta paguajnë sërish civilët, ndërsa arkitektët e luftës në distancë do të vëzhgojnë nga zyrat e tyre komode. /tesheshi


