SHBA-ja kryen sulme ajrore në Siri kundër grupeve të mbështetura nga Irani

Ushtria amerikane njoftoi se kreu sulme ajrore kundër grupeve të lidhura me Iranin në Sirinë lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nën drejtimin e Presidentit (Joe) Biden, forcat ushtarake të SHBA-së kryen sulme ajrore precize në Deir ez-Zor, sot në Siri. Këto sulme precize synojnë të mbrojnë dhe sigurojnë forcat amerikane nga sulmet si ato të 15 gushtit kundër personelit amerikan nga grupet e mbështetura nga Irani”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së.

“Sulmet e SHBA-së kishin në shënjestër objektet e infrastrukturës të përdorura nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit”, shton deklarata.

Operacioni i SHBA-së kundër grupeve të lidhura me Iranin vjen në kohën kur Bashkimi Evropian ka propozuar një projektmarrëveshje për riaktivizimin e marrëveshjes mbi programin bërthamor të vitit 2015 me Teheranin.

Në deklaratë nuk përmendet nëse ka viktima. /aa