SHBA-ja revokon përcaktimin terrorist të grupit Hayat Tahrir al-Sham

Hayat Tahrir al-Sham

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka revokuar përcaktimin e grupit Fronti al-Nusrah, i njohur edhe si Hayat Tahrir al-Sham (HTS), si Organizatë Terroriste e Huaj, transmeton Anadolu.

“Në konsultim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe Sekretarin e Thesarit, unë me anë të kësaj revokoj përcaktimin e Frontit al-Nusrah, i njohur edhe si Hayat Tahrir al-Sham, si Organizatë Terroriste e Huaj”, tha Marco Rubio, sekretar i Shtetit, në njoftimin e datës 23 qershor dhe të planifikuar për publikim të martën.

Revokimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit.