SHBA kërcënon hapur për Jerusalemin

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB ka lëshuar një mesazh me tone kërcënuese pas para mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme, në të cilën do të votohet një mocion kundër vendimit të presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

Në një mesazh në “Tuiter”, Nikki Haley, shprehet se SHBA-të do të mbajnë shënim emrat e atyre që votojnë kundër vendimit.

“Në OKB na kërkojnë gjithmonë të bëjmë më shumë e të japim më shumë. Pra, kur marrim një vendim, me vullnetin e popullit amerikan, se ku duhet ta vendosim ambasadën tonë, nuk presim të na vënë në shënjestër ata që i kemi ndihmuar. Të enjten do të mbahet një votim që kritikon zgjedhjen që ne kemi bërë. Do të mbajmë shënim emrat”, ka shkruar ajo.

Ky qëndrim të kujton atë të përfaqësueses amerikane pas votimit në Këshillin e Sigurisë, ku SHBA-të u gjendën përballë 14 vendeve të tjera anëtare, por e bllokuan rezolutën vetëm falë forcës së vetos. Haley deklaroi atëherë se “kjo është një fyerje që nuk do ta harrojmë”.

Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë nesër në një sesion të jashtëzakonshëm rezolutën që dënon vendimin e Uashingtonit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, që u pasua me rritjen e tensioneve në rajon.

Për t’u aprovuar, kjo rezolutë kërkon një maxhorancë prej 2/3 e votave. Në Asamblenë e Përgjithshme nuk ka vende që kanë të drejtën e vetos, por ky organ nuk mund ta bëjë rezolutën të detyrueshme.

Votimi rrezikon të izolojë SHBA-të për herë të dytë pas atij të Këshillit të Sigurimit, ku rezoluta e kërkua nga Egjipti.