Sipas një raporti të fundit, SHBA-ja i tha Iranit se nuk do të pajtohet me kërkesat e Teheranit për të ndryshuar vendndodhjen ose formatin e bisedimeve të planifikuara për të premten, transmeton Anadolu.
“U thamë se është kjo ose aasgjë dhe ata thanë: Në rregull, atëherë asgjë”, citoi faqja e internetit Axios një zyrtar të lartë të paidentifikuar amerikan.
Raporti vjen pasi mediat iraniane thanë se bisedimet indirekte midis Iranit dhe SHBA-së do të zhvillohen të premten në Muscat të Omanit, me diskutimet që pritet të përqendrohen në programin bërthamor të Teheranit dhe heqjen e sanksioneve.
Stambolli ka qenë vendi i planifikuar i bisedimeve bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit.
Sipas Axios, zyrtari tha se nëse iranianët janë të gatshëm të kthehen në formatin origjinal, SHBA-ja është gati të takohet këtë javë ose javën tjetër.
“Ne duam të arrijmë një marrëveshje të vërtetë shpejt ose njerëzit do të shqyrtojnë mundësi të tjera”, tha zyrtari i lartë.




