SHBA ofron 15 milionë dollarë kush jep informacion rreth liderëve të Lockbit

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian njoftuan se kishin dëmtuar rëndë veprimtarinë e grupit pas një operacioni ndërkombëtar policor që ktheu maluerin e hakerëve kundër tyre.

Shtetet e Bashkuara ofruan 15 milionë dollarë shpërblim kush jep informacion në lidhje me liderët e grupit famëkeq të krimit kibernetike Lockbit ndërsa policia e Ukrainës njoftoi se kishte arrestuar dy persona, babë e bir, të dyshuar si pjesë e bandës.

Zhvillimet vinë pas një serie aksionesh ndërmarrësh nga autoritetet policore në disa vende të botës kundër Lockbit, një prej bandave lider të krimit kibernetik në botë të cilët enkriptojnë të dhënat e përdoruesve dhe i shantazhojnë.

SHBA, Britania dhe Bashkimi Europian njoftuan se kishin dëmtuar rëndë veprimtarinë e grupit pas një operacioni ndërkombëtar policor që ktheu uebsajtin e hakerëve kundër tyre.

Departamenti i Shtetit tha se do të ofronte 15 milionë dollarë për këdo që jep informacion dhe që çon në arrestime të liderëve të grupit.

Policia Ukrainase nuk identifikoi dy individët e arrestuar, por tha se kishte sekuestruar prej tyre mëse 200 llogari në kriptomonedha dhe 34 serverë në Holandë, Gjermani, Finlandë, Francë, Zvicër, Australi, SHBA dhe Britani.