SHBA refuzon propozimin për hetime të pavarura për dhunën në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë hedhur poshtë propozimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), i cili kërkoi një hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e tepruar të forcës nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës gjatë të cilit u vranë 18 palestinezë.

Ambasadori i Perusë në OKB, Gustavo Meza Cuadr, vendi i cila aktualisht kryeson me KS të OKB-së, në një konferencë për media në selinë e OKB-së në New York tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së të premten ka diskutuar rreth zhvillimeve në Gaza, , raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi se në atë kohë ishte kërkuar një hetim i pavarur, i cili u kundërshtua nga SHBA-të për çka nuk u pranua as edhe deklarat e planifikuar e KS të OKB-së lidhur me këtë çështje.

Kuvajti ka kërkuar një hetim të pavarur dhe transparent në përdorimin e tepruar të forcës nga ushtria izraelite në Gaza.

Të paktën 18 palestinezë u vranë në Rripin e Gazës dhe rreth 1.500 të tjerë u plagosën që nga e premtja, kur forcat izraelite hapën zjarr kundër demonstruesve të cilët ishin mbledhur me rastin e “Ditës së Tokës”, që paraqet simbol të rezistencës ndaj pushtimit izraelit.