
Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një cisternë të dytë nafte pranë brigjeve të Venezuelës, duke rritur më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Karakasit.
Autoritetet venezueliane e kanë dënuar veprimin, duke e cilësuar si “vjedhje dhe rrëmbim” të anijes, ndërsa kanë paralajmëruar se do të paraqesin një ankesë zyrtare pranë Kombeve të Bashkuara.
Sipas Karakasit, cisterna transportonte naftë venezueliane dhe ndërhyrja amerikane përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit të vendit. Nga ana tjetër, SHBA-ja nuk ka dhënë ende detaje të plota mbi arsyet e sekuestrimit, por raste të ngjashme më parë janë justifikuar me shkelje të sanksioneve.
Ngjarja vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes dy vendeve, të lidhura kryesisht me sanksionet ekonomike dhe eksportet e naftës së Venezuelës. /mesazhi







