SHBA, shënohet përvjetori i parë i vdekjes së George Floyd

Në New York të SHBA-së u mbajt një program për të përkujtuar afro-amerikanin George Floyd, i cili humbi jetën më 25 maj 2020 si rezultat i dhunës policore, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë programit të mbajtur në ”National Action Network”, të pranishëm ishin shumë aktivistë të të drejtave të njeriut, duke përfshirë pastorin Al Sharpton dhe Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio.

Pjesëmarrësit në programin e New York-ut u gjunjëzuan për 9 minuta e 29 sekonda.

Në përvjetorin e parë të vdekjes së Floyd, Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me familjen e tij.

Afro-amerikani George Floyd u arrestua në maj të vitit 2020 për pretendimin e përpjekjes për të përdorur një monedhë të falsifikuar prej 20 dollarësh. Polici vendosi gjurin në qafën e tij, ndërsa ai filloi të lutet për nëntë minuta që të lejohet të marrë frymë.

Ish-oficeri i policisë së Minesotës, Derek Chauvin, u filmua duke vendosur gjurin në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, ndërsa afrikano-amerikani lutej që të lejohej të merrte frymë.

Floyd ndërroi jetë më 25 maj 2020, si rezultat i përpjekjes brutale të arrestimit, ndërsa ky incident shkaktoi një valë protestash antiraciste në të gjithë SHBA-në dhe në botë.

Chauvin, u shpall fajtor në prill për të tre akuzat për vrasjen e vitit 2020 të afrikano-amerikanit George Floyd. Chauvin u shpall fajtor për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia.

Chauvin mund të përballet nga 12,5 deri në 40 vjet burg në gjyqin e 25 qershorit. /aa