SHBA, si pasojë e një zjarri humbin jetën 19 persona, përfshirë 9 fëmijë

Njoftohet se 19 persona përfshirë 9 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në një apartament në qytetin Bronx të New York-ut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stefan Ringel, këshilltari i lartë i kryetarit të bashkisë Eric Adams, konfirmoi se është rritur në 19 numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarri në ndërtesë dhe njoftoi se 9 prej atyre që kanë humbur jetën nga zjarri janë fëmijë dhe se 13 persona që janë dërguar në spital janë në gjendje kritike.

Departamenti i Zjarrfikëses së New York-ut (FDNY), ka ndarë informacionin se banorët e bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës me 19 kate të përfshirë nga zjarri janë helmuar nga tymi.

Dhjetëra të plagosur që u bllokuan në ndërtesë gjatë zjarrit në zonën Tremont në Bronx thuhet se vazhdojnë trajtimin nëpër spitalet përreth dhe gjithashtu është shprehur shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet.

Në zjarrin që shpërtheu në një ndërtesë në qytetin Bronx të lidhur me qendrën e qytetit New York ishte njoftuar se 63 banorë të ndërtesës ishin plagosur dhe 32 prej tyre ndodheshin në gjendje të rëndë.

Komisari i Departamentit të Zjarrfikëses së New York-ut, Daniel Nigro, në një konferencë për shtyp deklaroi se shumica e të plagosurve ishin në apartamente mbi katin e tretë të ndërtesës së lartë ku shpërtheu zjarri dhe se për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë me një ekip të përbërë nga 200 persona.

Gjithashtu Nigro ka informuar se zjarri në ndërtesën me 19 kate në zonën Tremont në Bronx është shkaktuar si pasojë e prishjes së një ngrohësi elektrik.

Lidhur me ngjarjen ku kanë humbur jetën 19 persona përfshirë 9 fëmijë, Nigro, deklaroi se tymi ka përfshirë katet e sipërm të ndërtesës si pasojë e derës së lënë hapur në apartamentin ku shpërtheu zjarri dhe se si pasojë janë helmuar mbi 60 persona.

Ndërsa në një njoftim nga zyra e kryetarit të bashkisë së New York-ut, vihet në dukje se fëmijët që kanë humbur jetën janë nën 16-vjeç dhe se shumica e atyre që banonin në ndërtesë ishin muslimanë të ardhur nga Gambia.

Javën e kaluar si pasojë e një zjarri në një ndërtesë në qytetin Philadelphia humbën jetën 12 persona. /aa