SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke imponuar sanksione të reja në industrinë iraniane të hekurit, çelikut, aluminit dhe bakrit.

Presidenti Trump ia kaloi këtë urdhër edhe Kongresit për miratim.

Kohët e fundit ka pasur një përshkallëzim tensionesh mes Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me tërheqjen amerikane nga marrëveshja bërthamore 5+1 mes fuqive të mëdha dhe Teheranit.

Dje, sekretari i Shtetit Pompeo, anuloi takimin me kancelaren Merkel për të vizituar Irakun dhe përgatitur masat që SHBA do të ndërmarrë për sa i përket sanksioneve mbi Iranin /ATSH-DPA