Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, tha sot se vrasja e zëvendësshefit të Hamasit Saleh al-Arouri “nuk do të mbetet e pandëshkuar”, raporton Anadolu.
Arouri u vra në një sulm izraelit me dron në një zyrë të Hamasit në pjesën jugore të Bejrutit të martën në mbrëmje, sipas mediave libaneze.
“Ajo që ndodhi dje dhe vrasja e Arourit ishte shumë e rrezikshme”, tha Nasrallah në një fjalim sonte.
“Ky sulm ishte i pari që nga viti 2006”, shtoi ai.
Nasrallah tha se vrasja e Arourit “ishte një përpjekje izraelite për të krijuar një imazh të një fitoreje pasi nuk pati sukses në arritjen e qëllimeve të saj në Gaza”.





