Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar arrestimin e punonjësve të Kombeve të Bashkuara nga Houthit në Sana’a dhe Hodeidah, duke kërkuar “lirimin e tyre të menjëhershëm dhe pa kushte”.
Ai gjithashtu kërkoi lirimin e punonjësve të tjerë të OKB-së dhe punonjësve humanitarë që ndodhen në paraburgim që nga vitet 2021 dhe 2023, ndërsa një prej tyre ka vdekur në burg më herët këtë vit.
“Vazhdimi i arrestimeve arbitrare është i papranueshëm,” tha Guterres. “Stafi i OKB-së dhe partnerëve të saj nuk duhet të jetë kurrë objektiv i arrestimeve apo ndalimeve gjatë kryerjes së detyrës.”
Ai theksoi se siguria e punonjësve dhe pronës së OKB-së, si edhe paprekshmëria e zyrave të saj, duhet të garantohet në çdo kohë. /mesazhi








