Shefi i UNRWA akuzon Izraelin se i ka ndaluar hyrjen në Gaza

Kreu i UNRWA, Philippe Lazzarini ka deklaruar se Izraeli i ka refuzuar hyrjen në Gaza. Këtë koment ai e bëri në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

“Po planifikoja të shkoja në Rafah sot, por u informova një orë më parë se hyrja ime ishte refuzuar.”, tha Lazzarini.

Përgjigja e Izraelit ishte e menjëhershme, duke thënë për Times of Israel se nuk e kishte penguar kreun e agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë të hynte në Gaza.

“Ditën kur publikohen të dhënat e reja për urinë në Gaza, autoritetet izraelite mohojnë hyrjen time në Gaza”, shkroi Philippe Lazzarini në një postim në rrjete sociale. /abcnews