Shefja e politikës së jashtme: Diplomati i BE-së do të krijojë kontakt me qeverinë e re në Siri

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas tha se ajo ngarkoi kryediplomatin e bllokut për Sirinë që të shkojë në Damask dhe të krijojë kontakte me qeverinë e re siriane, raporton Anadolu.

“Kam ngarkuar kryediplomatin evropian në Siri që të shkojë në Damask për të krijuar kontakte me qeverinë dhe njerëzit e rinj atje”, tha Kallas në një deklaratë në prag të fillimit të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, duke shtuar:

“Kryediplomati ynë në Siri do të shkojë sot në Damask”, shtoi Kallas.

Ajo tha se ministrat e Jashtëm të bllokut do të diskutojnë në takimin e sotëm në Bruksel se si dhe në çfarë niveli do të angazhohen me lidershipin e ri të Sirisë.

Duke kujtuar takimet e së shtunës në Jordani me vendet arabe, Türkiyen dhe SHBA-në për këtë çështje, Kallas tha: “Është shumë e rëndësishme që aktorët rajonalë si dhe aktorët ndërkombëtarë ta shohin pamjen në të njëjtën mënyrë dhe të duan që ky vend të jetë i qëndrueshëm, në paqe dhe me një qeveri të përbërë nga të gjithë”.