Shehidět

Shehidět e njerezisě, shërbëtorë të vullnetit të Zotit
Lanê kalbësinë e botës për një vend më të mirë,
Tě përkushtuar vetëm para qiellit, tě djegur nga dashuria për Zotin
Dëshiruan qetêsinē, jetěn, tě nděrtojnē një themel shpirtëror.
Ecěn zbathur, u rrahën, u ndoqën, u gjykuan, u vraně
Zemrat e pa lëkundura, nuk kishin frikě nga ndëshkimet,
Ata hoqën dorë nga bukuria e jetës tokësore dhe nga jeta e tyre
Për hir të një zotimi ndaj Zotit dhe lavdisë së përjetshme.
Pushtetarět e botěs deshěn t’i mashtrojně
Zullumqarět i torturuan,
Ata i qẽndruan besnik besëlidhjes me Krijuesin,
Me një buzëqeshje shkuan te Zoti.
Nuk ka thesar, nuk ka tundim, nuk ka mundim të zjarrtë,
për të cilën do ta tradhtonin besẽn.
Një zemër e qetë duron mjerimin, vuajtjet e tmerrshme, poshtërimin dhe abuzimin,
për hir të shpëtimit të shpirtit dhe tě njerezishmes.
Thanê,na merrni kufomat ne s’jemi te vdekur
asgjë nuk është më e dashur se liria, Perëndia dhe qetẽsia e shpirtit,
Perkushtimi duron gjithçka, dashuria është një udhërrëfyes në rrugẽ
Ata zgjodhên dashurinë e përjetshme në përqafimin e Krijuesit.
Ata i lanë botës një trup të torturuar për vdekje,
Ndersa vetě në praninê e Zotit veshẽn rrobat e ndritshme tě xhenetit,
Ia laně njerëzimit me një shembull çelësin e thesarit të brendshëm,
Forcë këmbëngulëse, një zemër besnike e palëkundur deri në fund.
Fani, cfarë shkëlqim i plotẽ, çfarë maje besimi, sa zemra virtyti,
Të kurorëzuar me nur të ndritshẽm banojnë në qetěsině e te njerẽzishmes,
Me engjëjt dhe lartësitë e ndritura qiellore…

Nga: Metin Izeti