1️⃣ Shembulli (الأُسْوَة)
Pasimi në sjellje dhe moral, frymëzimi nga qëndrimi dhe qëllimi, jo thjesht nga forma.
“Ju keni në të Dërguarin e Allahut një shembull të përsosur, për atë që shpreson tek Allahu dhe dita e fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab, 21)
Shembulli është pasim etik dhe shpirtëror, që buron nga dashuria dhe ndjenja e brendshme e të mirës.
2️⃣ Modeli (القُدْوَة)
Pasimi i mësimeve dhe veprimeve të caktuara në mënyrë të vetëdijshme dhe të qëllimshme.
“Ata janë ata që Allahu i udhëzoi, andaj ndiqi udhëzimin e tyre.” (El-En‘am, 90)
Modeli është pasim i ndërgjegjshëm dhe metodik, që synon udhëzimin dhe përmirësimin.
3️⃣ Imitimi (التَّقْلِيد)
Pasimi në gjithçka pa dallim, pa kuptim e pa vetëdije – një përsëritje e verbër e të tjerëve.
“Ata i thanë Musës: bëj për ne një zot siç kanë ata zota. Ai tha: ju jeni popull injorant!” (El-A‘raf, 138)
Imitimi është humbje e arsyes dhe e vetvetes, pasim pa mendim, që e zbeh kuptimin e fesë dhe të jetës.
⸻
Shembulli frymëzon,
Modeli udhëzon,
Imitimi robëron.
Hoxhë Halil Avdulli








