Shënon golin e parë dhe ishte heroi – Milot Rashica kualifikon Norwichin tutje në FA Cup

Milot Rashica e ka gjetur golin e parë në fanellën e Norwich Cityt.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar ndaj Charltonit, sfidë e vlefshme për xhiron e 32-të në FA Cup.

Kosovari që kishte muaj që ishte jashtë fushës shkaku i lëndimit, u rikthye në formën më të mirë duke shënuar pas një asistimi të Tiemoue Pukki.

Për Rashicën, ky është goli i parë në fanellën e Norwichit, derisa ka regjistruar edhe një asistim në Ligën Premier.