Shërbimi i enkriptuar cloud Proton Drive sjell ngarkimin automatik të fotove

Ndërsa Proton Drive aktualisht ju jep mundësi përdoruesve të ruajnë foto dhe të dhëna të tjera nga telefoni, nuk i sinkronizon ato në mënyrë automatike.

Proton Drive, aplikacioni për ruajtjen e të dhënave në cloud me enkriptim fundor, po merr trajtën e Google Drive. Versioni Android i aplikacionit tashmë ju jep mundësinë që në mënyrë automatike të ruani kopje rezervë të të dhënave dhe menaxhimin e fotove në telefon.

Me shtimin e veçorisë së re të sinkronizimit dhe menaxhimit të të dhënave, po shndërrohet në një alternativë më e përshtatshme përballë shërbimeve të njohur cloud si Google Drive dhe Microsoft OneDrive.

Por ndryshe nga këto shërbime, të dhënat e ruajtura në Proton Drive kanë enkriptim fundor, që do të thotë se palë të treta, përfshirë Proton këtu, nuk mund të shohin përmbajtjet e ngarkuara.

Ndërsa Proton Drive aktualisht ju jep mundësi përdoruesve të ruajnë foto dhe të dhëna të tjera nga telefoni, nuk i sinkronizon ato në mënyrë automatike.

Përditësimi i ri e eliminon këtë barrierë ndërsa nuk keni më nevojë të ngarkoni manualisht të gjitha fotot që keni realizuar së fundi.

Ngarkimi automatik i fotove në Proton Drive në Android do të bëhet i disponueshëm nga dita e sotme ndërsa në iOS do të vijë në një datë të mëvonshme.

Përdorimi i Proton Drive është pa pagesë për 1GB hapësirë dhe shkon në 4.99 dollarë për 200GB hapësirë dhe 12.99 dollarë për 500GB hapësirë.

Proton Drive debutoi në Windows vitin e kaluar dhe gradualisht ka shtuar mbështetjen për macOS, Android dhe iOS.