Shërbimi sekret Rus thotë se SHBA dhe Apple kanë orkestruar një fushatë masive përgjimi

Përmes një postimi në blog Kaspersky tha se gjurmët më të vjetra të infektimit datojnë në 2019-ën. “Edhe në këto momente që shkruajmë në Qershor të 2023, sulmi ende vijon,” tha kompania.

Shërbimi Federal Rus i Sigurisë tha ditën e Enjte se ka zbuluar një operacion Amerikan spiunazhi që ka kompromentuar mijëra iPhone duke përdorur softuerë të sofistikuar mbikëqyrjeje.

Kompania Ruse e sigurisë Kaspersky tha se pajisjet e dhjetëra punonjësve të saj janë kompromentuar në këtë operacion.

FSB, pasardhësi i shërbimit sekret Rus KGB, tha përmes një deklarata se mijëra pajisje Apple janë infektuar përfshirë ato të qytetarëve Rusë por edhe diplomatëve të huaj në Rusi.

Agjencia tha se operacioni ishte një bashkëpunim i ngushtë mes Apple dhe Agjencisë Amerikane të Sigurisë por nuk dha asnjë provë që dëshmon deklaratat e saj.

Përmes një dalje zyrtare, Apple mohoi akuzat. “Asnjëherë nuk kemi punuar me një qeveri për të përgjuar produktet Apple dhe nuk do ta bëjmë kurrë,” tha kompania.

CEO i Kaspersky Eugene Kaspersky reagoi në Twitter duke thënë se telefonët e dhjetëra punonjësve të tij janë kompromentuar në operacion që kompania e tij e përshkroi si një sulm kibernetike tmerrësisht kompleks dhe profesional që kishte synuar menaxherët më të lartë të Kaspersky.

Hulumtuesi i Kaspersky Igor Kuznetsov tha se kompania e tij kishte zbuluar në mënyrë të pavarur një trafik anomal në rrjetin e saj Wi-Fi që nga fillimi i vitit.

Përmes një postimi në blog Kaspersky tha se gjurmët më të vjetra të infektimit datojnë në 2019-ën. “Edhe në këto momente që shkruajmë në Qershor të 2023, sulmi ende vijon,” tha kompania.

Por kompania tha gjithashtu se Kaspersky nuk ka qenë objektivi kryesor i këtij fulmi.

FSB tha se hakerë Amerikanë kanë kompromentuar diplomatë nga Izraeli, Siria, Kina dhe vendet anëtare të NATOs gjatë fushatës së spiunazhit.

Shtetet e Bashkuara konsiderohen si fuqia më e madhe kibernetike sipas Indeksit Belfer Center Cyber 2022 të Universitetit të Harvardit ndjekur nga Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Australia.