Shërbyesit civilë në MMPH të pakënaqur me ministrin Matoshi

Shoqata Sindikale e Shërbyesve Civil të MMPH-së, i ka reaguar ministrit Fatmir Matoshi, i cili ka thënë se pozitat me UD mbahen sepse nuk ka staf adekuat brenda Ministrisë për ti mbuluar pozitat dhe konkurset e jashtme kanë deshtuar për shkak te ankesave dhe shkaqeve procedurale.

Po ashtu Matoshi ka thanë s’ka nevojë për staf të rregullt sepse ka të angazhuar staf mbeshtetës.

Kushtet e punës tepihet, klimatizimi etj. janë pergjegjesi e MAP dhe jo e MMPH-se

E i menjëhershëm ka qenë reagimi i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civil të MMPH-së. Kjo shoqatë po shprehet e pakënaur me kushtet në të cilat punojnë.

Kanë edhe disa porosi për të parin e MMPH-së.

Ky është reagimi i punëtorëve të kësaj ministrie:

Ndaj deklarimeve të Fatmir Matoshit, Ministër i Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, për gazetën Koha Ditore të datës 27.03.2019 dhe Televizionin Koha në Emisionin Puls të datës 01.04.2019.

Shoqata Sindikale e Shërbyesve Civil të MMPH-së është i vetmi organizim Sindikal në MMPH i regjistruar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, në te cilën janë te anëtarësuar mbi 70% e shërbyesve civil dhe përfaqëson interesat e të gjithë nëpunësve civil të MMPH-së, për çka gëzon besimin dhe mbështetjen e plotë të anëtarëve të saj.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka kuadër të mjaftueshëm (për secilën pozitë ka se paku nga 5 kandidatë, qe plotësojnë kushtet ligjore dhe profesionale) për te zëvendësuar pozitat qe mbahen me ushtrues detyre, por qe mungon vullneti politik, siç ka munguar edhe gjerë me tani për të zgjedhur drejtoret në departamentet gjegjëse. Sipas Ligjit për Sherbimin Civil të Kosovës, nenit 30 pika: 4. Në rast të mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre (3) muaj.

Stafi mbështetës (marrëveshje për shërbime të veçanta) ka qenë praktikë edhe në qeverisjet paraprake por tani është tre fishuar numri i të punësuarve me marrëveshje për shërbime të veçanta. Kuadri i angazhuar është jo profesional dhe nuk i përgjigjet profilit dhe nevojave të Ministrisë.
Ministria ka nevojë për staf të rregullt, në disa departamente dhe drejtori për të përballuar nevojat dhe përgjegjësitë qe kanë ( Departamenti Ligjor, Inspektorati, Instituti i Natyrës dhe DAPK-të), e te cilat nuk mund të kryhen nga stafi i angazhuar me marrëveshje për shërbime të veçanta.

Kushtet e punës në MMPH janë jo të mira: kondicionerët e ajrit nuk funksionojnë, tepihët janë te ndotur, PM 2.5 (grimcat e imta të pluhurit) i tejkalon shumëfish vlerat e lejuara, vërehet mungesë oksigjeni, hapësira fizike është e vogël për te përballuar numrin e madh të nëpunësve, liftat shumicën e kohës janë me defekte etje. Sipas neneve 5 dhe 6 të Ligji nr. 04/l-161 për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë punëdhensi (MMPH) është përgjegjës për të krijuar kushte të siguruarta dhe të shendetshme në të gjitha aspektet e punës.