Sherp, vetura pa timon dhe amortizator që nuk ekziston kurrfarë terreni ‘ku nuk mund të ngjitet’

Një veturë që nuk ka timon dhe amortizatorë, ka filluar të bëhet shumë e kërkuar në mbarë botën.

Bëhet fjalë për mjetin me rrota gjigante e njohur si Sherp, që është e dedikuar për terrene malore..

E pavarësisht se nuk ka timon dhe nuk mund të kthesa të papritura, nuk ka terren që kjo “bishë” nuk mund të ngjitet.

Për adhuruesit garave me vetura nëpër terrene malore po konsiderohet si “parajsë”, në veçanti për ata në Amerikën e Veriut që praktikojnë shumë këtë lloj të sportit.

Se për çfarë është fjala shikoni videon e publikuar më poshtë, që tregon në detaje specifikat e kësaj veture që ka rrota të ngjashme me ato të kamionëve që transportojnë pesha të mëdha nëpër miniera.