Perime, lëng mishi, makarona të vogla apo oriz, në recetën e sotëme nuk do të gjeni asgjë të ngjashme, por njëjtë të shijshme.
Qiqrat përveçse janë bishtajori i tretë më i konsumuar në botë, kanë plot vlera dhe janë të mrekullueshme në shije.
Përbërësit
- 300 gr qiqra
- 1,5 l lëng mishi
- 60 ml salcë domatesh
- 1 karrotë
- 1 selino
- gjysmë qepe e bardhë
- 1 presh
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 degëza rozmarinë
- 2 gjethe dafine
- kripë
- piper i zi
Përgatitja
- Filloni me zierjen e lëngut të mishit.
- Nëse keni qiqra të freskëta, kini parasysh t’i lini ato një natë në ujë në mënyrë që të zbuten.
- Ndërkohë shpëlani mirë qiqrat, lërini mënjanë dhe filloni me pastrimin e preshit dhe selinosë.
- Grijini më pas në rrathë të vegjël të imët, bashkë me qepën të cilën duhet ta prisni po ashtu imët.
- Në fund prisni dhe qëroni edhe karrotën dhe të gjithë perimet tuaja shtojini tek një tenxhere, spërkatur me vaj ulliri.
- Për të ndihmuar perimet të gatuhen më mirë, shtoni edhe pak nga lëngu i ngrohtë të mishit që përgatitët më parë.
- Vazhdoni me zierjen përreth 10 minuta të tjera dhe më pas shtoni qiqrat që duhet të jenë të buta.
- Lërini dhe ato të zihen për disa minuta e më pas shtoni gjethet e dafinës, dhe degëzat e rozmarinës pa i thërrmuar.
- Në mënyrë që të mund ti hiqni kollaj në fund.
- Përzieni pak qiqrat, shtoni përsëri pak lëng mishi dhe salcën e domateve, më pas mbuloni tenxheren me kapak.
- Lëreni të ziejë në zjarr të ulët për 2 orë me rradhë duke i shtuar lëng mishi sipas dëshirës.
- Në fund të përgatitjes hiqni me kujdes gjethet e dafinës dhe degët e rozmarinës.
- Shtoni kripë dhe piper dhe pjata është gati.
- Shëbejeni të ngrohtë, shoqëruar me pak bukë të thekur.








