Shitet kodi origjinal i internetit që njohim sot për 5.4 milionë dollarë

Kodi burimor i WWW (1990-1991) u shit si një non-fungible token. Për shkak të natyrës së kësaj teknologjie, NFT u pagua në kriptomonedha.

Tim Berners-Lee, krijuesi i internetit që njohim sot World Wide Web, nxori në ankand kodin burimor origjinal të internetit. Kodi burimor u shit në mënyrë dixhitale si një NFT përmes blockchain për 5.43 milionë dollarë.

Kodi burimor i WWW (1990-1991) u shit si një non-fungible token. Për shkak të natyrës së kësaj teknologjie, NFT u pagua në kriptomonedha.

Kushdo që ka paguar për NFT do të marrë skedarët origjinalë që përmbajnë kodin burimor, skedarë të shkruar nga Berners-Lee mes 3 Tetorit 1990 dhe 24 Gushtit 1991. Në total janë 9555 rreshta kod.

Çfarë është një NFT?

NFT ose njohur ndryshe si Non-Fungible Token, janë produkt i ekspansionit të blockchain. Duke blerë një NFT keni blerë një certifikatë autenticitetit dhe provë pronësie.

Kur blini një NFT, ajo që po blini realisht është një token blockchain i lidhur me një artifakt dixhital. Në të vërtetë nuk po blini një artifakti dixhital por as të drejtat e pronësisë. Edhe pse teknikisht jeni pronar i asetit, ai ende mund të shpërndahet online. /PCWorld