Shitjet e iPhone 50% më të larta sesa një vit më parë

Produktet e tjera, ku përfshihen Apple Watch dhe iPod gjeneruan 8.77 miliardë dollarë të ardhura, 40% më shumë se një vit më parë.

Zakonisht është një prej tre mujorëve me rritjen me të dobët të vitit, por Apple raportoi ditën e Marte një rritje të shitjeve të iPhone me afro 50% krahas shifrave të tjera pozitive.

Në terësi Apple gjeneroi 81.41 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 36% në tre mujorin e fundit. Të ardhurat nga iPhone përbënin thuajse gjysmën e të ardhurave totale prej 39,57 miliardë dollarë ndërsa shërbimet 17.48 miliardë dollarë.

Mac dhe iPad u rritën gjithashtu por me një diferencë më të vogël. Mac gjeneroi 8.24 miliardë dollarë të ardhura, 16% më shumë, ndërsa iPad 7.37 miliardë dollarë të ardhura, ose 12% më shumë.

Produktet e tjera, ku përfshihen Apple Watch dhe iPod gjeneruan 8.77 miliardë dollarë të ardhura, 40% më shumë se një vit më parë.

Tre mujorin e ardhshëm pritet që Apple të zbulojë modelet e reja iPhone. Analistët nuk prisnin që 2021 të ishte një vit i madh për Apple krahasuar me 2020-ën për shkak të impaktit të Covid-19.

Zhvillime të tjera në tre mujorin e ardhshëm janë një orë e re Apple Watch, një version i përditësuar i AirPods, laptopë Mac të rinj si 16-inç MacBook Pro me procesorin Apple M1. /PCWorld Albanian