Shitjet e kompjuterëve personalë bien në nivelin më të ulët të dy viteve të fundit

Shitjet totale ishin 64.3 milionë njësi krahasuar me 70.6 milionë njësi një vit më parë. Pasi një rënie prej 8 tre mujorësh me radhës, ka sinjale se tregu i kompjuterëve ka arritur fundin.

Shitjet e kompjuterëve personalë në mbarë botën ranë me 9 përqind në tre mujorin e tretë të vitit duke arritur pikën më të ulët të dy viteve të fundit sipas Gartner.

Rënien më të madhe e pati Apple me një tkurrje prej 24 përqind krahasuar me një vit më parë. HP nga ana tjetër ishte prodhuesi i vetëm që shënoi rritje për periudhën Korrik-Shtator me 6.4 përqind tha Gartner.

Shitjet totale ishin 64.3 milionë njësi krahasuar me 70.6 milionë njësi një vit më parë. Pasi një rënie prej 8 tre mujorësh me radhës, ka sinjale se tregu i kompjuterëve ka arritur fundin.

Konsumatorët korporativ po i afrohen ciklit të radhës të blerjeve për shkak të Windows 11-ës ndërsa konsumatorët janë gati të zëvendësojnë kompjuterët e blerë në ditët e para të pandemisë.

Lajmi i mirë është se më e keqja mund të kalojë në fund të 2023.