Shkarkimet e Windows 10-ës nga faqet e torrenteve përmbajnë një maluer të rrezikshëm

Ky maluer është një variant i rrezikshëm si një malueri përdorur për të gërmuar kriptomonedha.

Windows 10 është ende sistemi operativ më popullor në botë duke qëndruar dukshëm përpara Windows 11-ës në shifrat e publikuara nga Statcounter.

Por duke qenë se Microsoft nuk shet më Windows 10-ën, disa përdorues kompjuterësh janë drejtuar shkarkimeve të paligjshme dhe torrenteve. Hakerët tashmë por shfrytëzojnë popullaritetin e Windows 10-ës për sulme të reja.

Bleeping Computer paralajmëroi se disa ISO të Windows 10-ës po ofrohen falas për tu shkarkuar në disa platforma torrentesh dhe të shpërndarjes së të dhënave por këto IOS ka një maluer të fshehur siç është Trojan.Clipper.231.

Ky maluer është një variant i rrezikshëm si një malueri përdorur për të gërmuar kriptomonedha. Maluerë si ky fshihen brenda kompjuterëve, tabletëve, smartfonëve e madje edhe serverëve e më pas në fshehtësi të plotë gërmojnë kriptomonedha për hakerët.

Ndryshe nga maluerët e tjerë, shumica e të ashtuquajturve – cryptocurrency hijackers – nuk dëmtojnë përdoruesin apo kompjuterin në mënyrë të drejtpërdrejtë siç është: fshirja e të dhënave, enkriptimi apo vjedhja e tyre.

Maluerë të tillë vjedhin është fuqi kompjuterike për gërmim duke shkaktuar konsum më të lartë energji. Sipas Bleeping Computer, ky maluer fshihet brenda BIOS të kompjuterit që përmban ngarkuesin e boot për sistemin operativ. Në këtë mënyrë malueri përpiqet tu shpëtojë skanerëve të viruseve.

Megjithatë ky maluer specifikisht mund të dëmtojë përdoruesit sepse tenton të vjedhë kriptomonedha duke zëvendësuar adresën tuaj të portofolit me adresat e hakerëve.

Mendohet se dëmi i shkaktuar prej tij është afro 19 mijë dollarë në Bitcoin dhe Ethereum deri në këto momente.