Shkatërrohet një laborator i drogës në Leposaviç, pajisjet e të cilit kapin vlerën e 250 mijë euro

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshëm, ka njoftuar se policia e Kosovës ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike.

Sveçla, ka shtuar se laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit, ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike, vlera e të cilave është rreth 250.000 euro, shkruan lajmi.net.

Tutje, ministri ka përgëzuar njësitet e Policisë Kosovës duke shtuar se nuk do të ndalemi së zbatuari misionin e përbashkët.

Postimi i plotë:

Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike.

Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro.

Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët.