Të paktën 95 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm si pasojë e sulmeve izraelite në Gaza, kanë raportuar burime spitalore për Al Jazeera.
Sipas Spitalit Nasser në pjesën jugore të Rripit të Gazës, numri i viktimave nga sulmi izraelit në zonën al-Mawasi të Khan Younis ka arritur në shtatë persona, ndërsa bilanci i përgjithshëm i të vrarëve në të gjithë territorin ka shkuar në 95.
Sulmet e vazhdueshme kanë rënduar ndjeshëm situatën humanitare, ndërsa përpjekjet për armëpushim vazhdojnë pa rezultate konkrete. /mesazhi








