Shkon në afro 2,5 milionë numri i refugjatëve të larguar nga Ukraina

UNHCR paralajmëroi se nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet më tej, deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se numri i refugjatëve që kanë kaluar nga Ukraina në vendet fqinje ka arritur në afro 2,5 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), raportohet se 2.498.827 refugjatë ukrainas kaluan në vendet fqinje nga data 24 shkurt deri më 10 mars.

Thuhet se më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas kaluan në Poloni.

Numri i refugjatëve të cilët shkuan në Poloni arriti në 1.524.903, në Hungari 225.046, në Sllovaki 176.092, në Moldavi 104.929, në Rusi 99.831, në Rumani 84.671 në Bjellorusi 858 refugjatë dhe 282.497 të tjerë kaluan në vendet evropiane.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se 96.000 njerëz nga rajonet Donetsk dhe Luhansk kaluan në Rusi më 18-23 shkurt.

UNHCR paralajmëroi se nëse situata në Ukrainë përshkallëzohet më tej, deri në 4 milionë civilë mund të largohen nga vendi. /aa