Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shkurtimet e ndihmave lënë të zhvendosurit në Sudan pa mbështetje në kampet...

Shkurtimet e ndihmave lënë të zhvendosurit në Sudan pa mbështetje në kampet e veriut

Mijëra persona që janë larguar nga luftimet në rajonet Darfur dhe Kordofan të Sudanit kanë gjetur strehim në kampe në shtetin Verior, por shkurtimet e rënda të ndihmave po i lënë më të pambrojturit pa mbështetje bazë.

Kampi në Al Dabbah, në shtetin Verior, strehon rreth 26 mijë persona. Shumë prej tyre ende presin të marrin tenda dhe ushqim, ndërsa kushtet e jetesës po përkeqësohen çdo ditë.

Kombet e Bashkuara thonë se mungesat në financim po i detyrojnë të kufizojnë aktivitetet humanitare. Sipas OKB-së, disa familje kanë marrë ndihma vetëm dy herë gjatë tre muajve të fundit.

Pavarësisht situatës së rëndë, në kamp vazhdojnë të mbërrijnë të zhvendosur të rinj, të dëshpëruar për ndihmë dhe mbrojtje.

Nga Al Dabbah, në veriun e Sudanit, ka raportuar gazetarja e Al Jazeera, Hiba Morgan. /mesazhi