Shoqëria civile propozon strukturë të re të tarifave të energjisë elektrike

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP) ka propozuar strukturë prej tri bllok-tarifash të energjisë elektrike.

INDEP ndarjen e ka bërë për ata që shpenzojnë nën 600kWh në muaj, ata deri në 1,200kWh dhe për ata mbi këtë vlerë.

“Konsumatorët që do të shpenzonin deri 600kWh në muaj, rritja e çmimit do të ishte 5.5 për qind, për ata deri 1,200kWh për 70 për qind e ata mbi 1,200kWh rritje prej 80 për qind të çmimit. Ky propozim është më i ulët sesa ajo që ka propozuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë”, propozon INDEP.

Kjo organizatë ka thënë se do t’i dërgojë propozimet si komente me shkrim edhe në ZRRE.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet.