Shorti i kualifikimeve për Euro 2024, ky është grupi më i mundshëm për Kosovën

Pas përfundimit të sezonit të tretë të Ligës së Kombeve, tashmë dihet të gjitha vazot për grupet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 dhe më së shumti shanse Kosova ka të përballet me Francën.

Shorti për Euro 2024 zhvillohet me disa kufizime, si zakonisht. Kështu, për shkak të mosmarrëveshjeve politike, kombëtaret e Gjibraltarit dhe Spanjës nuk mund të jenë në të njëjtin grup, ndërsa Kosova s’mund të luajë ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Gjithashtu, ka kufizime për shkak të kushteve të motit të ftohtë. Vetëm dy nga kombëtaret e mëposhtme mund të jenë në një grup: Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania dhe Norvegjia.

Sipas përqindjeve të probabilitetit, rivalët më të mundshëm të Kosovës në grupin e kualifikimit janë Portugalia, Franca, Islanda, Irlanda e Veriut dhe Lihtenshtajni. Dy vendet e para kualifikohen direkt, ndërsa vendi i tretë do ta kërkojë biletën në Evropian përmes plejofit.

Statistikat i japin Dardanëve më shumë shanse për të luajtur kundër Francës dhe përqindja është 14.5. Pas tyre vijnë Portugalia (13), Lihtenshtajni (12.6), Islanda (11.7) e Irlanda e Veriut (10.9).

Shorti për grupet kualifikuese për Euro 2024 do të hidhet në Frankfurt më 9 tetor.

Vazo e parë: Holanda, Kroacia, Spanja, Italia, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra dhe Polonia.

Vazo e dytë: BiH, Franca, Austria, Republika Çeke, Anglia, Uellsi, Izraeli, Serbia, Skocia dhe Finlanda.

Vazo e tretë: Ukraina, Shqipëria, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Islanda, Mali i Zi, Rumania, Suedia dhe Armenia.

Vazo e katërt : Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe dhe Maqedonia e Veriut.

Vazo e pestë: Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Moldavia dhe Malta.

Vazo e gjashtë : Andorra, San Marino dhe Lihtenshtajni.