Siç duket edhe iPhone 17 do të ketë shpejtësi maksimale në rangun e 35W ndërsa shpejtësia e karikimi me periudha të gjata nuk do të kalojë 20W.
Ata që po prisnin shpejtësi më të larta karikimi me linjën iPhone 17 këtë vit, mund të dalin të zhgënjyer nëse spekulimet e fundit janë të vërteta.
Analisti i shquar i Apple Jeff Pu tha se iPhone 17, iPhone 17 Air, iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max do të kenë shpejtësi maksimale karikimi prej 35W.
Vitin e kaluar ChargerLAB zbuloi se modelet iPhone 16 Pro kanë shpejtësi maksimale karikimi prej 30W. Megjithatë Apple thoshte se ato kanë shpejtësi 37W me karikuesin 140W USB-C të Apple. Megjithatë nuk është e qartë se për sa minuta ruan këtë shpejtësi karikimi.
PhoneArena paraqiti rezultate të ngjashme me modelin standard iPhone 16. Në një analizë vitin e kaluar ata treguan se iPhone 16 kishte shpejtësi karikimi prej 38W maksimale por për kohë të gjata karikimi ajo ishte vetëm 20W.
Siç duket edhe iPhone 17 do të ketë shpejtësi maksimale në rangun e 35W ndërsa shpejtësia e karikimi me periudha të gjata nuk do të kalojë 20W.








