Shpend Ahmeti: Më 8 janar jemi në Bruksel, nuk bën të takohemi më individualisht!

Kryesuesi i dialogut me Serbinë nga delegacioni i Kosovës, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se grupi negociator do të jetë me 8 janar në Bruksel.

Ahmeti ka kërkuar që tani e tutje mos të ketë më takime individuale, por grupi të flet me një zë.”

“Në takimin e ftuar nga Veseli, u dakorduam për ti koordinuar të gjitha institucionet e Kosovës. Sot kam kërkuar të flasim me një zë, nuk duhet të takohemi individualisht, por të kemi një zë që t’i kemi pikat për Kosovës të cilën e përfaqësojmë.

Këto takime koordinuese kanë për qëllim që ne si Kosovë kur të ulemi ndaj Serbisë të jemi me një zë. U dakorduam që pas çdo takimi të nivelit të lartë, të informojmë njëri tjetrin për qëndrimet e shteteve që kemi përballë.

Ne do kemi transparencë të plotë në këtë proces. Qytetarët do të jenë të informuar paraprakisht se çfarë do të diskutohet për Kosovën. Me 8 janar do shkojm në Bruksel për të parë temat e diskutimeve” ka thënë Ahmeti./