Shpërthim në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, Policia në vendngjarje

Forca të shtuara policore janë parë sot në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, ndërsa dyshohet për një shpërthim.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të informacioneve shtesë.

Qytetarët e kësaj lagje thonë për Telegrafin se që në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar shpërthim të fuqishëm.