Shpërthim në një sallë sporti në Kabul, raportohen viktima

Një shpërthim është raportuar jashtë një salle sportive në perëndim të kryeqytetit afgan Kabul. Zyrtarët thonë se pritet të raportohet për shumë viktima.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Nasrat Rahimi tha se ende nuk është e e qartë se çfarë kishte shkaktuar shpërthimin, në një zonë që shpesh është shënjestruar nga bombarduesit.