Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shpërthime të mëdha në Kiev

Shpërthime të mëdha në Kiev

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës mbrëmjen e së mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes.

Të paktën katër shpërthime të mëdha rreth orës 03:00 me orën lokale ndriçuan qiellin.

Është e paqartë se cilat ishin objektivat e sulmit, apo sa njerëz kanë mbetur të plagosur.

Shpërthimet erdhën disa orë pasi një shpërthim masiv pranë stacionit qendror të trenit të Kievit tronditi qytetin.

Shpërthimet ndodhën shumë afër vendit ku qindra të evakuuar janë strehuar nga bombardimet ruse. /rel