Shqipëri, fugoni përfundon në humnerë, katër persona të vdekur

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të enjte, ndërsa një ka dalë nga rruga në Gjirokastër.

Sipas informacioneve të siguruara mësohet se një fugon taksi që udhëtonte nga Saranda drejt Gjirokastrës ka dalë nga rruga në qafën e Muzinës dhe ka përfunduar në humnerë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e këtij aksidenti të rëndë katër persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Disa persona janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa në vendngjarje po punohet për të nxjerrë edhe një person që është i bllokuar në automjet.

Dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë dhe shiut të rrëmbyeshëm që ra për disa minuta me radhë.