Shqipëri, pjesëmarrja në votime, deri në orën 10:00 është rreth 17 për qind

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri bënë me dije se deri në ora 10:00 kanë votuar 16.67 për qind.

Sipas KQZ-së, pjesëmarrje më të madhe ka në qarkun e Tiranës prej 19.81 për qind, ndërsa më së paku është ai i qarkut të Vlorës me 12.84 për qind.

Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti.