Studentët u mblodhën sot siç e kishin lajmëruar më parë, në ora 14:00 para Ministrisë së Arsimit, ku iu bashkuan dhe qytetarë apo aktivistë të tjerë.
Pas protestës para godinës së Ministrisë, ata marshuan drejt Kryeministrisë.
Të rinjtë janë të patundur nga kërkesat e tyre, më themelorja e të cilave është dorëheqja e qeverisë Rama.
Ata kanë refuzuar edhe një herë ofertën e kryeministrit për dialog. /panorama


